Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë

13:23 / December 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5551
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata publike dhe taksat neto mbi produktet kanë sjellë rritjen më të madhe të ekonomisë për tremujorin e tretë të këtij viti me 3.75%. Sipas INSTAT, sektorët e tjerë që kanë mbështetur rritjen janë pasuritë e paluajtshme, tregtia, akomodimi dhe ndërtimi. Ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të jenë në terren negativ.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në tremujorin e tretë të vitit 2025, vlerësohet me rritje 3.75%, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024.

Ndonëse ekonomia ka përshpejtuar lehtë ritmet e rritjes, të dhënat e INSTAT tregojnë se, ashtu si në 2024-n, përmirësimi ka ardhur nga efekti i administratës publike dhe nga taksat neto mbi produktet.

E matur sipas sektorëve, ekonomia reale është rritur vetëm me 1.31%, ndërsa kontributi tjetër ka ardhur nga “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 1.68%, dhe “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me 0.76%. Ndërkohë, industria dhe bujqësia vijojnë të jenë në vlera negative.

Sipas njoftimit të INSTAT, aktivitetet kryesore të ekonomisë për periudhën Korrik-Shtator 2025, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, janë: “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me rritje mbi 15.4%, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 10.55%, “Informacioni dhe Komunikacioni” me rritje mbi 10%, ndërsa aktiviteti “Ndërtimi” shënoi një rritje prej 4.75%. Grupi i aktiviteteve të tjera ka pësuar rritje më të ulët. Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe Ujë” shënoi rënie prej 4,75% dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” u ul me 1,73%.

Rritja ekonomike e vendit, në vend që të mbështetet te prodhimi, industria, ndërtimi apo tregtia dhe shërbimet, është mbajtur kryesisht nga efekti fiskal i taksave neto dhe shpenzimet publike për pagat e administratës, duke theksuar një model të rritjes së nxitur nga konsumi dhe politika buxhetore, jo nga baza reale prodhuese e bizneseve vendase.

AKTIVITETEVE KRYESORE TË EKONOMISË

Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia – 15.04%
Pasuri të Paluajtshme – 10.55%
Informacioni dhe Komunikacioni – 10.40%
Ndërtimi – 4.75%
Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim Ushqimor – 2.62%
Taksat Neto mbi produktet – 5.39%
Industri, Energji dhe Ujë – -4.75%
Bujqësi, Pyje dhe Peshkim – -1.73%

Ekonomia Instat rrit tremujorin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.