Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive/ Agjensia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve kundërshton Ardi Veliun, flasin ekspertët: Zaida Çobo nënë normale, e përkushtuar ndaj fëmijëve

17:32 / May 30, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardi Veliu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tentoi të denigronte të premten në një seancë parlamentare online nënën e një fëmije të dhunuar nga oficerë policie dy javë më parë, duke lënë të kuptohet se fëmija i dhunuar vjen nga një familje problematike. Me një nënë që lë për të dëshiruar për mënyrën se si mund të edukoj një fëmijë nisur nga nga sjelljet saj.

Dhe për të legjitimuar këtë përdori një video të publikuar nga Zaida Çobo në faqen e saj personale në Facebook. Ku ish-banorja e Big Brother shfaqej me një pistoletë në dorë.

Video, të cilën Çobo thotë se e ka realuzuar gjatë xhirimeve të një filmi ku ajo ka luajtur si aktore.

E ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pretendoi se një nënë e tillë nuk mund të kishte edukuar mirë një fëmijë, në kundërshtim i del Agjensia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Në një intervistë ekskluzive për Tirananews.al, Alma Tandili kryetarja e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve shpjegon se nga puna që është bërë nga institucioni që ajo drejton del qartë se nëna e 15 –vjeçarit, Zaida Çobo nuk rezultonte një person problematik.  “Ndryshe sa ka dalë nga policia janë një familje normale që kanë problem ekonomike, janë ndihmuar edhe nga njësia ekonimikisht. Por nuk është se ka pasur nevojë që fëmija të zhvendoset diku, pasi nëna nuk mund të kujdesej. Nëna ka thënë se është e gatshme ta mbroj dhe t’i gjendet djalit për çdo gjë”, shprehet Tandili.

Të njëjtën gjë kanë thënë edhe specialistja për mbrojtjen e fëmijëve pranë njësisë nr.6, Blerina Hysi si dhe punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve në terren, Ermira Xhuka. Ato shprehen se pas vizitave në familje kanë konstatuar se nëna ishte e rregullt, një grua që i kishte dalë për zot jetës dhe fëmijëve, pavarësisht problemeve që mund të kishte pasur.

Intervistat

Alma Tandili

Alma Tandili, kryetarja e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve

Si keni veprur pasi jeni informuar për rastin?

Atë ditë psikologia dhe punonjësja për mbrojtjen e femijëve pranë njësisë bashkiake nr. 6, kanë bëre vizita në familje, është njoftuar 127 për shkak të Covid-19, djali kishte dëmtime fizike, por jo me pasoja afatëgjata.

Si ishte familja e djalit, nëna?

Ndryshe nga sa ka dalë nga policia, janë një familje normale që kanë probleme ekonomike, janë ndihmuar edhe nga njësia. Por nuk është se ka pasur nevojë që fëmija të zhvendoset diku. Nëna ka thënë se është e gatshme ta mbroj dhe t’i gjendet djalit për çdo gjë.

Psikologu ka konstatuar që është një familje e thjeshtë, me problem ekonomike. Nëna doli shumë protektive, duke thene se kujdesej ajo për djalin.

Ju perceptptuat se është një nënë e denjë për të mbajtur dhe edukuar fëmijën e vetë?

Nga hetimet paraprake po. Pastaj se çfarë kanë thënë nga policia është tjetër gjë.

Fëmija është dhe ka qenë nën vëzhgim dhe nuk ka referuar, askush një problem të tillë.

Blerina Hysi specialiste për mbrojtjen e fëmijëve njësia nr.6 ( specialiste që është marrë me rastin)

Blerina Spahiu

Si ishte ambienti dhe familja e tij?

Ambienti ishte shumë i mirë dhe nëna ishte goxha grua.

Vutë re ndonjë problem social tek nëna që mund të reflektohej edhe tek fëmjët?

Jo, kishte fëmijë shumë të mirë. Dhe i kishte dalë për zot jetës dhe fëmijëve, pavarësisht problemeve që mund të kishte pasur.

Ermira Zhuka, punonjëse per mbrojtjen e fëmijëve në terren ( specialiste që është marrë me rastin)

Çfarë sjellje ka djali dhe si ishte ambienti familjar dhe marrëdhëniet në familje?

Djali duket shumë i komunikueshëm.. komunikonte i lirë dhe pa komplekse, nuk arritëm të dallonim diçka që nuk shkon.

Djali ishte më tëpër se i edukuar. Kishte marrëdhënie shumë të mirë me nënën dhe vëllezërit./ Tirananews.al

Ardi Veliun tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.