Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Akuzat e Presidentit për zbatimin e reformës në drejtësi, flet për herë të parë Komisioni i Venecias

09:53 / July 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni venecias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta vendosi të hapë petët e reformës në drejtësi, që sipas tij është shndërruar në Ramaformë.

Në reagimet e tij të fundit Meta tha se shkaku i mungesës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është reforma por pikërisht transformimi që iu bë asaj nga Rama me “një kor të strukturuar ndërkombëtar që nuk pranon bashkëfajësinë për këtë dështim”.

Lexo edhe- “Profesorët e Venecias do pësojnë gjendje të fikti”, Meta: Ramaforma na la pa Gjykatë Kushtetuese

“Shpresoj që këto “arritje” të Ramaformës të mos i mësojnë Profesorët e nderuar të Komisionit Venecias, të paktën gjatë verës, se më e pakta do kalojnë në gjendje të fikti, përveçse s’do e kuptojnë kurrë pse duhet të punonin e studionin për mëse një vit me intensitet aq të lartë e të vinin e të iknin shumë herë kur këtë Ramaformë mund ta kishte mbyllur z.Agaci për një javë dhe disa miq të inamoruar pas reformës të brohorisnin “È buono per l’Albania”, do të shkruante Meta.

Komisioni i Venecias ka qenë një nga institucionet që ka dhënë rekomandimet për reformën në drejtësi, që shërbyen dhe si bazë për konsensusin e gjerë për miratimin e saj. Për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika.

Të kontaktuar nga Tirananews Komisioni i Venecias shprehet se po i ndjek këto zhvillime në Shqipëri.

Një zëdhënës i këtij institucioni thotë se është në dijeni se ka patur mendime ndryshe lidhur me sistemin gjyqësor në Shqipëri, por është sekretariati i Komisionit të Venecias ai që informon mbi hapat e mundshëm që merren në lidhje me opinionet që ka shprehur ky institucion ndërkombëtar.

emaili 1
Përgjigja për Tirananews e Komisionit të Venecias

“Komisioni i Venecias po i ndjek zhvillimet ne Shqipëri. Kohët e fundit ka patur mendime të ndryshme në lidhje me sistemin gjyqësor në Shqipëri. Komisioni informohet nga Sekretariati gjatë seancave plenare (4 herë në vit). Në secilin rast informohemi mbi hapa të mundshme që merren në lidhje me opinionet që ne kemi shprehur”, ishte reagimi i Komisionit të Venecias për tirananews.al.

Sipas kalendarit të seancave plenare të këtij institucioni, sesioni i radhës do të mbahet më 11-12 tetor 2019. Në kalendarin aktual të punimeve të tij për Shqipërinë është parashikuar vetëm një mendim për çështjen e pronës i kërkuar nga Parlamenti shqiptar. Por nuk përjashtohet mundësia që nëse ka një kërkesë nga ndonjë institucion shqiptar, të futet në kalendar dhe një opinion për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për Reformën në drejtësi.

Lexo edhe- Meta: Reforma në drejtësi domosdoshmëri, por…

Komisioni i Venecias vihet në lëvizje nga këto organizma, Parlamenti, qeveria dhe krerët e shteteve. Ndërsa nga Këshilli i Europës, nga sekretari i përgjithshëm, Komiteti i ministrave, Asambleja parlamentare, Kongresi i Autoriteteve rajonale Lokale. Kurse nga organizatat ndërkombëtare mund të vihet në lëvizje nga Bashkimi Europian, OSCE/ODIHR dhe organizata të tjera që janë të përfshira në punën e komisionit.

Presidenti Meta është ai që ka deklaruar se reforma në drejtësi është shndërruar në Ramaformë, dhe tashmë pritet të shohim nëse kreu i shtetit do të kërkojë opinion nga ky institucion për zbatimin e rekomandimeve të tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.