Çëshja e kalimi të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ka qenë tema më e nxehtë e këtyre ditëve, që madje ka çuar edhe palët poltike në vend në një debat të fortë.
Por duket se tashmë është zbuluar edhe një tjetër problem.
Regjisori Edmond Budina tregon se nga Teatri Kombëtar mungojnë 70 armë, për të cilat fajëson Hervin Çulin.
Sipas Budinës këto armë janë hequr nga Teatri rreth vitit 2014 e në vazhdim, deri në afro 3 vite më herët. Regjisori sqaron se bëhët fjalë për 70 pushkë, maliherë, automatikë etj., që u përkasin periudhës së pushtimit otoman, gjerman e italian dhe që të gjitha sipas tij janë hequr nga Teatri Kombëtar e janë çuar në Ministrinë e Brendshme.
Budina kërkon që për këtë çështje të ketë një hetim.
Po ashtu ai shton se nga fondi i teatrit mungojnë edhe bobinat me zërin e Aktorit të Popullit Kadri Roshi.
Në një pronocim ekskluziv për Tirananews, Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli thotë se, as nuk i ka dëgjuar e lexuar këto akuza, por pasi njihet me to i konsideron qesharake dhe madje nis të qesh duke e konsideruar këtë një përgjigje. Megjithatë ai vendos pikat mi i duke thënë se nuk mungon asgjë në Teatër dhe se janë të gjitha aty.
Intervista
Zoti Çuli, cili është reagimi juaj për akuzat që regjisori Budina ju ka bërë?
Se di për çfarë bëhët fjalë?
Z.Budina thotë se në Teatrin Kombëtarë mungojnë 70 armë dhe ju akuzon drejtpërdrejt ju?
Hervin Çuli qeshi..kaq do thuash…
Ju akuzon edhe për bobinat e zërit të Kadri Roshit./Tirananews.al
Janë të gjitha aty …(vazhdon të qeshë)