Deputetët e rinj të Kuvendit të cilët zëvendësuan ata që kanë mandatet nga PD dhe LSI I kanë kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të ndërhyjë që të përfitojnë kredi të butë për blerjen e banesave në Tiranë. Kërkesa është shtruar madje edhe në Konferencën e Kryetarëve, ku Myslim Murrizi ka kërkuar që Kuvendi të ndërhyjë në mënyrë që deputetët e rinj që “po bëhen si arixhinjtë me çadra”
Myslim Murrizi – Zoti Kryetar, dua të flas jashtë rendit të ditës, nuk e di nëse është në tagrin e Konferencës së Kryetarëve, a të bëjmë ndonjë vendim, a të biem dakord të gjithë parimisht, për 15 apo 20 deputetët e rinj, të cilët kanë nevojë të mbështeten. Më duket se deri në vitin 2009 ka qenë ligji që deputetët dhe funksionarët e lartë publik përfitonin një kredi me interes të ulët. A ekziston mundësia që të bëhet një vendim Kuvendi apo qeverie, nëse keni ndrojtje P a g e 10 | 12 nga populizmi thoni që e ka propozuar Myslim Murrizi, që këta deputetë të marrin kredi? Ata nuk janë aksionerë as në PPP-të dhe as në tendera, por e kanë të nevojshme të mbështeten me një kredi, siç kam marrë unë, por edhe ju në vitin 1997, 1992 dhe në vitet e tjera me radhë. Nuk besoj se është hipokrizi për të ndihmuar 15 apo 20 deputetë, prandaj duhet ta bëjmë një vendim. Pra, bëhet fjalë për 1 miliard lekë të vjetër, që janë më pak se 1 milion euro. T’ia heqim Unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra. Unë besoj se gjithsecili deputet që është futur tani ka një farë rëndësie për mbarëvajtjen e këtij vendi, edhe për ekzistencën në këmbë të këtij parlamenti, ishalla po na hapen negociatat. Pra, nuk na kushton asgjë t’i mbështesim për të blerë një shtëpi.
Gramoz Ruçi – Lidhur me kërkesën e deputetëve për kredi, ju lutem, kanë ardhur deputetë që e kanë shqetësim, e kanë pasur edhe të tjerët. Ka qenë dikur, është hequr. Të jemi realist, është e vështirë që ne të bëjmë një ligj tani, por mund të shikohet problemi dhe do të kërkoja mirëkuptimin tuaj, që nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, që ka fondin e kredive të buta, të interesohemi të përcillet shqetësimi që kemi ne. Por të bëjmë ne tani një ligj, se janë 5, 10 apo 20 deputetë, për më tepër për specifikën që kemi, që në mes të mandatit një pjesë e deputetëve kanë djegur mandatet, një pjesë e deputetëve kanë ardhur, që janë për një periudhë 1-vjeçare, e të tjera, nuk besoj se do të dalim gjëkundi si Kuvend, me mbështetje në këtë drejtim. / tirananews.al
