Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ekskluzive / Gjykata e Lartë rrezikon kolapsin sërish, depozitohen dy padi që kërkojnë pezullimin e procesit nga KLGJ

11:23 / October 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata e Lartë
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emërimet në Gjykatën e Lartë pritet që të pezullohen sërish. Përkundër deklarimeve të përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre ndërkombëtarë të cilët kanë garantuar për plotësimin e vendeve vakante të kësaj gjykate, rrezikon që ky proces të ndërpritet nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor, përgjegjës që të bëjë përzgjedhjen.

Burime për tirananews.al bëjnë me dije se në Gjykatën Administrative të Apelit janë depozituar dy padi ku kërkohet pezullimi i veprimtarisë së KLGJ për procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë.

Mësohet se një javë më parë, avokati Ndue Pjetra ka paditur Këshillin e Lartë Gjyqësor ku kërkon pezullimin e KLGJ-së për procedurat e emërimit të Gjykatën e Lartë  si dhe shfuqizimin e vendimit nr.159 date 11.09.2019 te KLGJ me qellim vijimin e procedurës së përzgjedhjes së gjyqtarëve për Gjykatë të Larte, nga radhët e juristëve, për Z. Ndue Pjetra. Të njëjtin objekt ka edhe padia e depozituar nga avokati Jordan Daci. “Marrjen e masës së sigurisë, duke urdhëruar Këshillin e Lartë Gjyqësor të pezulloje procedurat e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë nga radhët e juristëve të spikatur për katër vendet e lira të shpallura me Vendimin Nr.108, date 09.07.2019, Vendimin Nr. 109, datë 09.07.2019, Vendimin Nr, 110, date 09.07.2019 dhe Vendimin Nr. 172, date 11.09.2019 e Këshillit të Lartë Gjyqësor, deri në zbardhjen e vendimit të arsyetuar të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë lidhur me ankimin e kandidatit, kërkuesit z.Jordan DACI, të skualifikuar dhe përjashtuar nga procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë sipas Vendimit Nr. 162, date 11.09.2019 “Për skualifikimin dhe përjashtimin e kandidatit z. Jordan Daci nga procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, objekt shqyrtimi para kësaj gjykate. /tirananews.al

Gjykata e Lartë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.