Mocioni në Parlamentin holandez për rikthimin e përkohshëm të vizave për Shqipërinë ka ndezur debatin në politikën shqiptare. Tashmë ky mocion do të duhet të kalojë në Komisionin Europian për të vijuar me procedurën standarde.
E kontaktuar nga tirananews.al, zëdhënësja e eurokomisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, Annemarie Huber, thotë se deri më sot në Komision nuk është marrë asnjë njoftim nga shtete anëtare që të kërkojë këtë, megjithëse është vënë në dijeni të mocionit që ka kaluar në Parlamentin holandez.
“Nëse Komisioni merr një njoftim të tillë, ne do ta vlerësonim me kujdes dhe objektivisht duke analizuar nëse do të nevojiten veprime, në përputhje me procedurën dhe bazuar në të dhëna të rëndësishme dhe informacionet në dispozicion lidhur me rrethanat specifike”, thotë Huber.
Lexo edhe- Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kriteret për lëvizjen e lirë
Përgjigja e plotë e znj. Huber
Komisioni është vënë në dijeni të mocionit që kaloi dje në Parlamentin Holandez. Ka një procedurë specifike për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave, bazuar në fakte objektive.
Deri më sot Komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon mekanizmin e pezullimit të vizave.
Nëse Komisioni merr një njoftim të tillë, ne do ta vlerësonim me kujdes dhe objektivisht duke analizuar nëse do të nevojiten veprime, në përputhje me procedurën dhe bazuar në të dhëna të rëndësishme dhe informacionet në dispozicion lidhur me rrethanat specifike.
Raporti i fundit i Komisionit mbi zbatimin e standardeve të liberalizimit të vizave nga vendet pa viza të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor daton nga dhjetori dhe është në dispozicion në internet.