Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Holanda kërkon rikthimin e vizave, Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kriteret për lëvizjen e lirë

11:19 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luigi soreca 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria i ka plotësuar kriteret për vizat, ndërkohë që dhe vetë qeveria holandeze nuk është shprehur për një lidhje mes udhëtimit pa viza dhe krimit të organizuar. Këtë ka thënë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Ai përmend raportin e dhjetorit të Komisionit Europian, i cili thekson se Shqipëria i ka përmbushur kriteret që kanë të bëjnë me këtë mekanizëm për udhëtimin e lirë pa viza.

Lexo edhe: Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Por fjalën e fundit e thotë BE

“Po ashtu në të njëjtin raport, KE ka identifikuar dhe masat që duhet të ndërmarë Shqipëria në fusha si emigracioni i parregullt dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Kjo do të thotë që është shumë e qartë për qeverinë shqipare se çfarë masat duhet të ndërmarrë dhe në mënyrë te veçantë me çeljen e negociatave. Pra, ne kemi një rregullore për këtë çështje dhe në bazë të kësaj rregullore raporti tjetër do të kryhet në dhjetor të 2019, pra një herë në vit. Në atë moment bëhen vlerësim për të parë nëse Shqipëria ka ndërmarrë ato masa që ishin identifikuar në raportin e një viti më parë”, tha Soreca.

Sipas tij tani për tani Komisioni Europian do të bëjë vlerësimin e vetë, gjithmonë në rast se dhe kur qeveria holandeze do të sjellë raportin e vet.

Lexo edhe: Qeveria holandeze qetëson shqiptarët: Nuk ka rivendosje vizash

“Në fakt është shumë e rëndësishme për të përmendur një gjë tjetër, është vetë qeveria holandeze në debatin që patën në Parlament, nuk është shprehur që ka lidhje mes udhëtimit pa viza dhe krimit të organizuar. Prandaj do të nevojiten të dhëna dhe statistika në mënyrë që të arrihet kjo lidhje që nuk është për të vërtetuar ende”, tha ambasadori i BE-së.

Shqiperia soreca vizat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.