Lëvizje të shumta në llogaritë bankare kanë edhe dy fëmijët e ish-kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Nga dokumentet e siguruara nga tirananews.al rezulton se vajza e Berishës, Argita ka shtuar në llogarinë e saj 4780 euro, ndërsa ka tërhequr më pas në llogarinë e saj në lekë 506 mijë lejë. Gjatë vitit 208 ajo ka tërhequr edhe një shumë prej 800 mijë lekësh, por ka shtuar edhe 2.6 milionë lekë të rinj ose 26 mln lekë të vjetra. Po gjatë këtij viti pasi ka tërhequr rreth 12 mijë euro. Ka depozituar në llogari bankare gati 44 mijë euro.Nga vetdeklarimi, Argita Malltezi sqaron se të ardhurat neto nga puna si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime kanë qenë 1 mln lekë të rinj, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia në fakultete private 1.8 mln lekë, raporton tirananews.al.
Të ardhurat nga e drejta e autorit kanë qenë 357 mijë lekë kurse të ardhurat nga qiraja 28 mijë euro. Krahas kësaj, të ardhurat nga honorare dhe shpërblime kanë qenë 659 mijë lekë si dhe nga rimbursimi i shpenzimeve shëndetësore 6 874 euro.
Nga ana tjetër djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka mbyllur një llogari bankare në vitin 2018 në vlerën 82 mijë eyuro dhe ka edhe një llogari bankare në Suedi, raporton tirananews.al.
Të ardhurat nga punësimi në shoqërinë “Albanian Legal Company” i ka pasur 1 mln lekë. Të ardhurat nga konsulenca komerciale për një shoqëri private i ka pasur 6.7 milionë lekë të reja ose 67 mln lekë të vjetra. Ndërkaq, ai ka shlyer në mënyrë pjesore 90 mijë euro dhe ka kthyer një borxh 10 mijë euro. Gjithashtu, të faturuara dhe të deklaruara në 2017-nm por të arkëtuara në 2018 nga puna si konsulent janë edhe rreth 2.3 mln lekë të rinj ose 23 mln lekë.
Shkëlzen Berisha ka kthyer edhe një hua , nga llogaria e overdraftit në shumë 88 mijë lekë të rinj kur ka pa shlyer ene ndaj bankës 102 mijë euro, raporton tirananews.al.
Gjithashtu, ai ka shlyer gjatë vitit 2018, 90 mijë për një detyrim dhe ka ende borxh për të edhe 85 mijë euro. tirananews.al
Lexo edhe: Presidenti shet shtëpinë, Kryemadhi më shumë të ardhura se Meta
Lexo edhe: Zbardhet pasuria e kryeparlamentarit Ruçi, vajza siguron 234 mln lekë fitim si notere
Lexo edhe: Zbardhet pasuria e Lulzim Bashës për 2018, kreu i PD jeton me paratë e gruas