Sot në orën 17:00, nis seanca e parë plenare e sesionit të VI të Kuvendit. Në rend dite të seancës së sotme janë emërimet e reja në kabinetin qeveritar. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se pas seancës, kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka lajmëruar takim me grupin parlamentar të PS dhe ministrat.
Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 18:00, dhe fokusi kryesor i saj do të jetë analiza politike e situatës ne kuvend, qeveri dhe parti. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në mbledhje do të ketë analizë edhe procesin e rienergjizimit të partisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Këto prioritete kryeministri i bëri të ditura edhe në retreat-in që u zhvillua në Lezhë pak ditë më parë. Kujtojmë se polarizimi i skenës politike në vend për shkak të përçarjes së opozitës, mebetet sfida politike e momentit. Normalizimi i situatës kërkon angazhim maksimal nga të gjitha palët për të patur një zhvillim normal të punës së Legjislativit.