Mersim Katuçi është aktualisht pronari i “Shtëpisë së Verdhë” në Gurrë të Matit. Ai kujton kontrollin e ushtruar në shkurt 2004 nga hetuesit ndërkombëtarë dhe shprehet se është ndjerë shumë keq, madje thotë se janë keqtrajtuar nga Policia dhe të huajt, raporton Tirananews.al
Prej shumë vitesh ai përsërit të njëjtën gjë. Kërkon nga autoritetet shtetërore të vendosin në vend dinjitetin e familjes së tij dhe atë të krahinës, duke pohuar se kjo shtëpi nuk është përdorur për transplantin e organeve jetësore të serbëve.
I pyetur a ka qenë Bashan e shtëpinë e tij, Katuçi thotë se kanë kaluar shumë vite dhe nuk mund ta konfimojë një gjë të tillë. “Ishte një kuqalash i gjatë, nuk mund të them se ishte Basha”…
