Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e saj dy ditë pas Kongresit të së shtunës.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se mbledhja ka si qëllim çështjet organizative, si dhe posti i Blerina Gjylametit, e cila këto kohë ka qenë e komanduar në krye të Partisë Socialiste të Tiranës. Ky emërim i përkohshëm erdhi pas largimit të Saimir Tahirit nga ky post.
Burimet bëjnë me dije se Blerina Gjylameti ka dhënë dorëheqjen dhe pritet të zëvendësohet me një tjetër grua ministre.
Dy ditë më parë u zhvillua dhe kongresi i Partisë Socialiste ku u zyrtarizuan disa kandidatura për kryetar bashkish, dhe më pas u prezantua kryebashkiaku Erion Veliaj si kandidat për mandatin e dytë dhe këshilltarët për Tiranën.