Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive/ Stresi zbulon sa paguhet për një koncert, paralajmëron policinë për zgjedhjet: Nëse preken qytetarët, do u kthehemi ne atyre

14:04 / March 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një interviste ekskluzive për Tirananews.al, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ka pohuar se tashmë është bashkuar me Keisin dhe po vijojnë historinë e tyre të dashurisë. Gjithashtu Stresi na ka treguar se sa paguhet në koncerte duke thënë se për një koncert në Londër ka kërkuar 15 mijë paund. Stresi shpjegon se tashmë i është përkushtuar vetëm muzikës dhe se po qëndron larg incidenteve, megjithëse thotë, se nuk mund t’i  shmanget incidenteve në zgjedhjet e ardhme, nëse qytetarët preken nga policia. “I vetmi incident që mund të ndodhi do të jetë në prag të zgjedhjeve që të shporrim këtë shtet aktual. Unë nuk do shkaktoj, por nëse policia që ne kemi besim që duhet të mbroj qytetarët i kthehet qytetarëve, ne do u kthehemi dhe atyre”, shprehet reperi.

Stresi 2

Aktualisht çfarë projekti keni në dorë?

Aktualisht po montoj vido-klipin më të ri, këngën më të mirë të albumit. Kënga do të lançohet ditën e shtunë dhe quhet “Loco”. 

Ku po këndoni më shumë në Shqipëri apo jashtë?

Aktualisht jam diasporë deri në fund të Marsit. Jam, në Athinë, në Itali në Veri, turne kudo.

Cila është arsyeja që ju vijoni të bëni koncerte në Shqipëri kur jashtë paguheni më mirë?

Puna jonë është me sezone, është një sezon që këndoj andej, pastaj të gjithë kthehen, sepse është sezoni i verës, që vijmë këtu edhe nxjerrim projektet. Në  muajt e verës jemi në Shqipëri. Në shtator pushim dhe pastaj nisemi në tetor sërish në diasporë.

Arrini që me fitimet që nxirrni nga albumet dhe koncertet të përballoni jetën, apo ju duhet të merreni edhe me diçka tjetër?

Unë ka pasur fatin që në familjen time mos më mungojë gjë edhe muzikën se kam pasur biznes të parë. Por ja dal shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur me të ardhurat që marrë.

Cila është shifra më e lartë që keni kërkuar për të qenë në një koncert, pra sa paguheni?

Po një nga rastet ku kam kërkuar të paguhem edhe më shumë se herët e tjera është ai i Londrës ku kam kërkuar 15 mijë paund për një koncert. Do jetë hera e parë që shkoj. Atje më presin kam shumë publik që janë të stilit tim.

stresi 3

Tani që po rikrijoni një stabilitet duke u marrë vetëm me muzikën, mendoni që do arrini të qëndroni i qetë pa krijuar ndonjë incident?

I vetmi incident që mund të ndodhi do të jetë në prag të zgjedhjeve, që të shporrim këtë shtet aktual.

Pse mendoi se do të përfshiheni në gjera që mund t’ju shkaktojnë incidente?

Unë nuk do shkaktoj, por nëse policia që ne kemi besim që duhet të mbroj qytetarët, i kthehet qytetarëve, ne do tu kthehemi dhe atyre.

4 3

Mendoni se ndonjëherë do të jeni pjesë e politikës?

Jo unë do të jem pas babait nuk kam ndërmend, t’i futem politikes, por gjithmonë në zemër do të kem si babi im frymën e lirisë.

Mbrëmë keni hedhur një story në “Instagram” ku tregoni se jeni bashkuar me Keisin dhe keni folur për rreth një orë, e kemi kuptuar mirë?

Po.

“Pra jeni bashkuar me Kejsin dhe po jetoni dashurinë?

Po./Tirananews.al/

Stresi tirananews.al Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.