Të dënuarit e burgut të Peqinit i kanë dërguar një letër krerëve më të lartë të shtetit ku kërkojnë aministi të përgjithshme. Në letrën e siguruar nga tirananews.al, të dënuarit shprehen se pas çdo dënimi përgjegjës është shteti, ndaj kërkojnë plotësimin e tre kërkesave kryesore.
Letra e plotë:
Ne të dënuarit e Burgut të Peqinit duke marrë shkak situatën e rëndë ekonomike të familjeve tona, situatën e paprecedentë në Gjykatat Shqiptare si dhe nga padrejtësitë e bëra nga Sistemi i Drejtësisë në këto kushte, ne këto ku në dekada ku shteti vet ka qenë njëndikues i madhe i krimet dhe denimet tona. Pasi
• Në çdo vrasje qëndron dhe faji i shtetit që i pajisi të gjithë me armë
• Pas cdo prodhimi dhe trafikimi droge qëndron dhe faji i shtetit që nxiti këtë aktivitet për ta shfrytëzuar për fushata elektorale
• Pas çdo vjedhje apo grabitje qëndron dhe faji i shtetit që nuk krijoi dhe mundësira të tjera jetese
• Pas situatës absurde në burgjet shqiptare , ku numri i të dënuarve për numrin e popullsisë ia kalon dyfishin të rnesatares së Europës, qëndron dhe faji i shtetit që e la sistemin e drejtsësise në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar, ku më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar në procesin e vettingut.
Kerkojmë rniratimin e një amnestie të pergjithshme ku :
1.Të gjitha dënimet e dhëna ndaj të dënuarve aktualë të përgjysmohen .
2.Të gjitha dënimet me burgim të përjetshme të dhënë ndaj të dënuarve aktualë të kthehen në 20 vite burgim
3.Të gjithë të paraburgosurit aktualë të kenë të njëjtat përfitime sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata .
Me siguri se këto kërkesa nga ana jonë janë të drejta, përfaqësojnë vullnetin e të gjithë të denuarve të Shqipërisë dhe se do të kemi dhe mbështetjen tyre.
Në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave ne do të hyjmë në një grevë urie pa afat”, thuhet në letrën e të dënuarve në burgun e Peqinit. / tirananews.al