Kryebashkiaku Erion Veliaj kurorëzoi martesën e çiftit, të cilët shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin e më pas puthën njëri-tjetrin.
Kiara pranoi të jetë bashkëshortja e Luizit dhe që të marrë mbiemrin e tij Ejlli.
Luizi u shpreh se ai pranon ta ndajë jetën me Kiarën deri në vdekje. Puthja magjike mes çiftit u duartokit nga numri një i Bashkisë Tiranë, por edhe nga të ftuarit.

