Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ekskluzive/ “Zogu i Tiranës”: S’dua t’ja di për komentet negative, unë bej jetë luksi, më ngacmojnë shumë vajza!”. Nga tetori me emision të ri, ja detajet!

13:20 / September 11, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Heres 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hermes Nikaj, i njohur si “ Zogu i Tiranës”, djali i showbizzit që i pëlqen të bëj gjithçka për të arritur famën, në një intervistë për Tirananews.al, tregon detaje për emisionin e ri që do të drejtojë sëbashku me Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në Ora News. Emisioni që pritet të nis në tetor, do të ketë tjetër format dhe do të transmetohet në mbrëmje. Por Hermesi tregon edhe për jetën personale dhe për planet e tij, sa i takon të dashurës së ardhshme, edhe pse ende nuk ka asgjë konrete, ai një gjë e di me shumë siguri, që ajo do jetë një personazh shumë i famshëm. “Mua më ngacmojnë shumë, kam shumë flirtime”, shprehet ai. Ndërsa sa për komentet negative lidhur me komportimin e tij, Hermesi thotë, se i injoron totalisht dhe se është shumë i lumtur me karakterin e tij dhe me jetën e luksit që ai bën.

2 3

Intervista e plotë

Hermes, ti sot je një personazh i njohur i botës së televizionit dhe show- bizzit, ka qenë kjo një dëshirë e hershme apo u gjende aty në mënyrë rastësore, për t’u përshtatur më pas?

Unë e kam pasur gjithmonë vëmendjen dhe dëshirën që të isha një person i njohur. Drejt famës më kan shtyrë dashje, pa dashje edhe fakti që edhe gjyshen nga babi e kam pasur artiste dikur.

Unë jam nipi i këngëtares Pavlina Nika, këngëtarja e njohur e një brezi me Anita Taken.

Si kanë qenë fillimet e tua?

Unë e kam nisur me baletin, me modën dhe spektaklet e bukurisë. Më pas prej moshës 18-vjeçare, u bën 7- vjet që jam pjesë e televizionit.

Për herë të parë kam punuar tek “Aldo Moring Shoë” në TV Klan, ku unë u bëra shumë i njohur atje dhe më pas gjerat rrodhën vetë.

Hermes 3

A vazhdon të merresh me modeling?

Po, unë me mundësitë që kam edhe më kohën që më mbetet sigurisht që merrem, por aktualisht po bëj dy punë në televizion dhe në një lokal ku unë jam imazh, pra edhe kjo e fundit lidhet me profesionin e Modelingut. Unë jam imazh i “Artistit Lounge Shisha” dhe çdo mbrëmje miqtë e mi më gjejnë aty.

4 3

Ju nuk do të jeni më në emisionin e mëngjesit në televizionin Ora News, do ju shohim më në ekran, nëse po, ku ?

Është e vërtete ne nuk do jemi më pjesë e emisionit “ Ditë e Re”, por ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e familjes së madhe të Ora News. Ne të tre, unë Dajana Shabani dhe Besmir Metani do të vijmë në tetor në një tjetër projekt dhe me një tjetër format. Nuk do të jemi më pjesë e mëngjesit, por emisioni ynë do të jetë një herë në jave dhe në mbrëmje, ju e kuptoni rëndësinë që ka edhe fash-orari. Por mos u trembni edhe pse formati do të jetë ndryshe, unë do të ruaj karakterin tim, ashtu si edhe në emisionin e mëngjesit!

11 1

Në emisionin e mëngjesit, ti shihje edhe fall, është kjo një lojë për të tërhequr, apo di vërtetë?

Po, po unë di, por në emision i biem pak shkurt, se edhe koha nuk mjafton për t’ju përkushtuar çdo personi me detaje

HERMES 2

Ja di dikujt për faleminderit për këtë që ke arritur sot, është dikush që të ka ndihmuar, të ka dhënë një dorë dhe që ka bërë që rruga jote të hapej?

Falënderimi më i madh i takon zotit, unë jam shumë besimtarë. Pastaj ja di për faleminderit edhe familjes sime dhe punës sime të palodhur. Askush nuk ma ka dhënë dorën për të arritur këtu ku jam. Unë kam lindur me këmishë, jam një djalë me fat.

7 2

Mënyra se si në të shohim në ekran flet për një karakter të veçantë, je ti kështu, apo mënyra se si ke zgjedhur ta prezantosh veten?

Unë kështu jam vetvetja, unë nuk mund të shtirem, madje çdo gjë vjen natyrshëm, pasi unë nuk kam asnjë ndonjë idhulli dhe as nuk imitoj askënd.

Të shqetësojnë kritikat apo komentet që merr për sjelljen tënde?

Nuk dua t’ja di fare. Unë jam shumë në rregull. Si është ajo shprehja, këto shohim pse kalorësit i varen këmbët”. Unë jam për qejf duke ngrënë, duke pirë duke bërë jetë luksi, duke shëtitur botën, këto më qajnë hallin mua.

HERMES

Ti bën jetë luksi?

Jo gjithmonë, sepse unë jam ai që blej edhe rroba të lira edhe të shtrenjta, ai që pi një kafe, por edhe që darkon në restorante luksoze. Por unë me punët që bëj arrij të plotësoj nevojat, dëshirat dhe pse jo tekat e mia. Mos harroni unë bëj dy punë!

5 2

Duam të dimë, a je tani në një lidhje?

Unë për momentin jam vetëm, kam qenë në një lidhje dy vjeçare që e ndërpreva për një tjetër lidhje me të shkurtër, por tani jam vetëm dhe ndihem shumë i lumtur.

Më ngacmojnë shumë, kam shumë kërkesa, shumë flirtime..por dua të bëj pak pushim për momentin.

3 2

Kush janë vajzat që të pëlqejnë ?

Mua më pëlqejnë të famshmet, dua të lidhem me një VIP. Dhe plani i radhës është për t’u lidhur me dikë shumë VIP./ Tirananews.al/

1 5

tirananews.al Zogu i Tiranës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.