Kryeministri Rama në bashkëbisedim live në facebook, në kuadër të takimit më të rëndësishëm të arenës diplomatike të Shqipërisë, Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, foli edhe për eksodin e rinisë nga Shqipëria. Sipas Ramës nuk është fenomen vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.
“Është e mirëkuptueshme që nevoja për të pasur më shumë mundësi ekonomike është shumë e pranishme. Kjo pyetje më jep dhe mundësinë të zgjerohem pak, për të rikujtuar edhe një herë që jemi në një fazë të vendit, ku nuk jemi të vetëm ne, por janë të gjitha vendet të prekura shumë drejtpërdrejtë nga lufta e Putinit dhe nga inflacioni i luftës. Dua të sjell këtu në vëmendje një lajm gjithmonë dhe më insistues për nga përmbajtja, realisht shumë domethënse për kohën që po jetojmë mbi largimet masive të njerëzve nga Italia. Dhe nuk është vetëm Italia, por janë shumë vendet që po përballen me këtë proces”.
