Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Eksperimenti i NASA/ 2 çifte do jetojnë për 1 vit në planetin Mars

23:05 / June 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
planeti mars
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy gra dhe dy burra, astronautë joprofesionistë, do të jetojnë për një vit sikur të ishin në Mars. Eksperimenti po zhvillohet në një bazë të printuar në 3D të quajtur “Mars Dune Alpha” e cila është ngritur në zonën e Qendrës Hapësinore Johnson, në Hjuston të SHBA. Qëllimi është të simulohen kushtet e jetës në planetin e kuq, në funksion të një misioni të ardhshëm.

Pjesëmarrësit në eksperiment janë studiues të përzgjedhur nga NASA. Këta janë ekspertja mjekësore, Kelly Haston; inxhinieri Ross Brockwell; eksperti i mjekësisë së urgjencës Nathan Jones dhe mikrobiologia Anca Selariu.

Për një vit ata do të jetojnë brenda bazës prej 158 metrash katrorë. Gjatë qëndrimit të tyre në “Mars Dune Alpha”, ku janë simuluar kushtet e jetës në Mars, ata do të monitorohen vazhdimisht. Në këtë mënyrë ata do të japin informacion të dobishëm për planifikimin e misionit të parë real të astronautëve në Mars.

Gjatë një viti eksperimentimi, “astronautët” do të kenë mundësi të largohen nga shtëpia e tyre vetëm për të simuluar shëtitjet në hapësirë në 111 metra katrorë që simulojnë tokën marsiane. Studiuesit e NASA-s thanë se bënë gjithçka që mundën për ta bërë përvojën sa më realiste, në mënyrë që të mësonin ndikimin e një viti në izolim, me burime të kufizuara, në shëndetin e njeriut. Gjatë vitit, “astronautët” do të jetojnë në kushte ekstreme, do të kryejnë eksperimente, do të rritin ushqim, do të stërviten dhe do të testohen rregullisht.

Vëzhgimi i 4 njerëzve që do të kalojnë 1 vit të tërë në një bazë të printuar në 3D është hapi i parë i vogël i NASA-s drejt uljes së njerëzve në sipërfaqen e Marsit. Agjencia amerikane e hapësirës thotë se shpreson të dërgojë njerëz në planetin e kuq të paktën në vitin 2030. Misioni i parë mund të jetë një udhëtim 9-mujor.

Pjesëmarrësit mund të qëndrojnë në planet për 2 vjet e gjysmë përpara se të fillonin udhëtimin e gjatë për në shtëpi. Përgatitjet janë duke u zhvilluar me programin Artemis, i cili aktualisht dërgon astronautë në Hënë që nga viti 1972. Si pjesë e misioneve Artemis, NASA po lëshon edhe Gateway, një stacion hapësinor që do të rrotullohet rreth Hënës dhe do të veprojë si një stacion bazë për misionet e nisura për në Mars.

eksperimenti Mars nasa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.