Këto ngjyra do të mbisundojnë rrugët në vitin 2019! Ndërkaq, njëra sosh posaçërisht na ka surprizuar. Ngadalë po shkojmë drejt sezonit të ri i cili na sjell trendë të rinj, mirëpo edhe paletë të re ngjyrash! Gjykuar sipas pistave të modës, po na arrijnë paletat e reja të ngjyrave të cilat secila vajzë që ka stil do të duhej t’i ketë në gardërobën e vet. Në të vërtetë, pos ngjyrave të errëta, në vitin 2019, në rrugë do të sundojnë edhe ato më të guximshmet – e trëndafilta dhe e verdha. E zeza, këtë herë nuk është në listën e ngjyrave më të popullarizuara për 2019-n. Nëse keni shpresuar që do të shmangni përtëritjen e gardërobës, sepse të gjitha i keni në dollapët tuaj, e keni gabim.
E verdha mustardë
E gjelbra e ullinjtë
E gështenjta
E trëndafilta e errët
E kaltra mbretërore