Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekspertët në Mal të Zi: Ndërhyrjet nga jashtë po vonojnë formimin e qeverisë së re

20:13 / September 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vonesat e dukshme në formimin e qeverisë së re në Malin e Zi e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, po shkaktojnë reagime të shumta në vend.

Analisti i njohur malazez, Velija Muriç, i tha “Zërit të Amerikës” se ndërhyrjet nga jashtë po ndikojnë në formimin e shpejtë të qeverisë.

Zoti Muriç akuzon Beogradin zyrtar se po përpiqet të fusë në qeverinë e re malazeze partitë pro-serbe dhe pro-ruse.

Edhe pse Bashkimi Europian u ka bërë thirrje partive politike në Malin e Zi që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re me synimin për të përshpejtuar reformat e duhura drejt BE-së, analisti i njohur malazez, Velija Muriç vlerëson se ndërhyrjet nga jashtë po e vështirësojnë formimin e shpejtë të qeverisë.

“Aktualisht kemi një ndikim të fuqishëm të Beogradit zyrtar që po pengon formimin e qeverisë së re. Kjo trysni ka krijuar një situatë të papajtueshme në politikën malazeze. Ndërsa Beogradi këmbëngul që partia pro-serbe dhe pro-ruse, ish-Fronti Demokratik të përfshihet në qeveri, mandatari Milojko Spajiç e ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes së tyre”, thotë zoti Muriç.

Zoti Muriç po ashtu tha se “sulmet nga Beogradi do të jenë edhe më të fuqishme në vazhdën e bisedimeve për qeverinë, siç ishte rasti i para disa ditëve ku ithtarët e partive pro-serbe dhe pro-ruse protestuan në disa qytete të Malit të Zit, nxitur edhe Kisha Ortodokse Serbe”.

Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament, ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-Presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin për 30 vjet në Malin e Zi.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021, për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit./ Voa

Mal i ZI qeverisë së re
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë

17:59 / August 31, 2026

Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

17:19 / August 31, 2026

Trump sulmon ashpër Iranin: Një komb i dështuar, lidershipi në rrëmujë totale

15:20 / August 31, 2026

Arrihet marrëveshja LVV-LDK: Bekim Sejdiu kandidat për President

14:27 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.