Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekspertët paralajmërojnë: Kanceri prej obezitetit do të vrasë më shumë njerëz se duhani

20:46 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto obeboe1507983089
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Obeziteti mund të marrë vendin e duhanit si shkaktari më i madh i kancerit, në 25 vitet e ardhshme. Ky studim është bërë nga Qendra e Kërkimit për Kancerin në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tij, nëse trendi shkak-pasojë i obezitetit me kancerin vazhdon me ritmet e ditëve të sotme, në vitin 2035 do të kemi rreth 23 mijë viktima, 2000 më pak se ç’do të ketë shkaktuar duhani atë vit. Ndërkohë që në vitin 2043, pesha e tepërt mund ta kalojë si shkaktari numër 1 i vdekjes nga kanceri.

0A55DA37 B78B 49C1 94A2 9A97B9FE627F

Ky studim vlen sidomos për femrat, sepse për meshkujt projektohet që cigarja të jetë ende shkaktari numër një i kancerit, për shkak të përdoruesve të shumtë. Formula e përdorur për këtë studim kombinon projeksionet e incidensës së kancerit, përhapjes së duhanpirjes dhe obezitetit. Nëpërmjet kësaj formule kanë dalë këto shifra alarmante të cilat kanë nxitur shumë institucione shëndetësore të nisin një fushatë për informacionin mbi obezitetin.

18.55 STUDIME Depresioni dhe obeziteti

Në Angli, vetëm një në shtatë persona janë në dijEni të dëmeve shëndetësore që shkakton pesha e tepërt, por kjo statistikë është pak a shumë e njëjtë dhe për vendet e tjera të Europës. Për këtë arsye fushata sensibilizuese për të parandaluar projeksionet e studimit të lartpërmednur, do fillojë me disa reklama dhe njoftime në televizion, për ndalimin e ushqimeve të shpejta e të dëmshme. Në fakt, profesorët e qendrës së kërkimit thonë se rënia e shifrave për duhanin si shkaktar është një arsye për të festuar sepse tregon se si fushata kundër pirjes së tij ka funksionuar. Ndërkohë që tani problemi i obezitetit është ai më shqetësuesi dhe duhet të luftohet me çdo mjet, jo vetëm si shkaktari i kancerit por dhe si shkaktar i diabetit të tipit 2, problemeve me zemrën etj.

BMI 4 silhouettes image

Duhani kancer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.