Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekspertët, të shqetësuar për reformën zgjedhore në Shqipëri

08:58 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuti votimi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri reforma zgjedhore po shënon vonesa të dukshme dhe po bëhet pengesë për zgjedhjet e qershorit. Ekspertët dhe vëzhguesit vendorë shprehin shqetësim për vonesat dhe bëjnë thirrje për shpejtimin e procesit të reformave. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ilirian Agolli njofton nga Tirana:

Vonesat në kryerjen e reformës zgjedhore po vështirësojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të qershorit. Kështu pohuan sot ekspertë të pavarur dhe vëzhgues vendas të proceseve zgjedhore shqiptare.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike Gerta Meta thotë se “reforma zgjedhore duhet të ishte kryer para dekretimit të datës së zgjedhjeve, pra, së paku 6 muaj para zgjedhjeve, ndërsa Komisioni i Venecias shprehet se ndryshimet ligjore duhen bërë një vit para zgjedhjeve”.

Ekspertët janë skeptikë se partitë politike kryesore nuk do ta realizojnë depolitizimin e komisioneve dypalëshe, sic është rekomanduar vazhdimisht.

As ky rekomandim as disa grupe rekomandimesh nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë nuk janë përmbushur qysh prej 8 vjetësh.

Ekspertët mendojnë se Presioni dhe mesazhet e ndërkombëtarëve duhet të jenë më të ashpër dhe më të drejtpërdrejta, sepse për fat të keq politikanët shqiptarë vetëm kështu reagojnë.

“Reforma zgjedhore duhej të ishte mbyllur në muajin shtator, po mbledhja e fundit e komisionit dypalësh të reformës zgjedhore u mbajt më 9 dhjetor vetëm me antarët e njërës parti politike” – tha Kristaq Kume, drejtues I Institutit për zhvillimin e demokracisë dhe sistemeve zgjedhore.

Mungesa e bisedave të hapura mbi reformën zgjedhore, dhe aq më pak mungesa e kompromisit politik për të rregulluar Kodin Zgjedhor po pengojnë përpjekjet për të përmirësuar aspektet teknike të procesit zgjedhor si elektronika në votim ose në numërim, trajnim të komisioneve ose blerje pajisjesh të domosdoshme.

Zgjedhjet vendore nisën qysh tani me cënim të standarteve demokratike, pohojnë ekspertët. Zvarritjet e reformës zgjedhore, mungesa e vullnetit politik dhe rritja e tensioneve mes partive, vërejnë studiuesit, pritet të dëmtojnë procesin zgjedhor dhe mund të ulin standartin e zgjedhjeve normale të kërkuar nga ndërkombëtarët.

eksperte reformën zgjedhore Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.