Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekspertët: Zelenski ka fituar respektin e ukrainasve dhe të botës

20:37 / February 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zelensky 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski iu lut botës që të ndihmojë popullin e tij t’i rezistojë sulmit rus në shkallë të gjerë, duke thënë se mbrojtja e Kievit është e domosdoshme.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se po dërgojnë ndihma ushtarake shtesë në Ukrainë, duke përfshirë armë kundër tankeve dhe të mbrojtjes ajrore. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski iu lut botës që të ndihmojë popullin e tij t’i rezistojë sulmit rus në shkallë të gjerë, duke thënë se mbrojtja e Kievit është e domosdoshme.

Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, autoritetet shpallën gjendjen e shtetrrethimit deri të hënën në mëngjes pasi forcat ruse hynë në qytet. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u përpoq të siguronte popullin e tij se ai ndodhej në Kiev dhe u kërkoi atyre të qëndronin në vend dhe t’i rezistonin sulmit rus.

“Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto.”

Presidenti Zelenski ka bashkuar ukrainasit, tha për Zërin e Amerikës ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor.

“Ai po angazhohet dhe po reziston, duke udhëhequr vendin e tij. Njerëzit po e mbështesin atë, përfshirë udhëheqësit e opozitës, shoqërinë civile, dhe padyshim ushtrinë, e cila është krenare që po drejtohet nga ai.”

Ndërkohë, qindra protestues kundër luftës u arrestuan të shtunën në Jekaterinburg dhe qytete të tjera ruse. Kjo tregon se presidenti rus Vladimir Putin po humb luftën në aspektin e informacionit publik, tha për Zërin e Amerikës Bill Browder nga Fushata Globale Magnitsky për Drejtësi.

“Tani, të gjitha vendet kryesore kanë vendosur sanksione ndaj Putinit dhe njerëzit në Rusi nuk janë të lumtur për këtë. Në Rusi po zhvillohen protesta. Të gjithë mbrojtësit e zotit Putin në në Perëndim, njerëzit që ai i ka paguar, po e braktisin atë. Ai është plotësisht i izoluar tani, madje edhe partneri i tij, Kina po përpiqet të distancohet prej tij.”

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi  se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 350 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake për ta ndihmuar Kievin të mbrojë sovranitetin e tij. Ambasadori Taylor e përshëndeti masën.

“Këto janë edhe 350 milionë dollarë të tjera në jelekë antiplumb, të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit që po luftojnë me armë kundër tankeve dhe ato të mbrojtjes ajrore, “Javelin” dhe Stingers.”

Zyrtarët e Pentagonit thonë se deri më tani, Ukraina po lufton më fort nga sa kishte parashikuar Rusia.

ekspertet Lufta zelenski
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.