Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eksperti amerikan thotë se koronavirusi nuk do të zhduket për një kohë të gjatë

23:25 / May 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba corona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga ekspertët më të mirë amerikanë të shëndetit publik thotë se koronavirusi do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë, pavarësisht pretendimit të presidentit Donald Trump se do të “kalojë pa vaksinën”.

Në një koment për Fox News, mjeku Tom Inglesby vlerësoi se ka të ngjarë që vetëm një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar deri më tani, “kështu që shumica e tyre janë ende të ndjeshëm ndaj këtij virusi”.

Inglesby është drejtori i Qendrës për Sigurinë Shëndetësore në Shkollën e Mjekësisë John Hopkins-Bloomberg.

Ai tha se bëhet fjalë për një “virus me të vërtetë të keq”, dhe se në Shtetet e Bashkuara një numër i madh njerëzish nuk testohen dhe nuk kërkohen kontaktet e atyre që dalin pozitivë, të cilët mund të jenë të infektuar.

Inglesby paralajmëroi për rrezikun e rihapjes së ndërmarrjeve dhe kthimin e në aktivitete “si më parë”, gjë që do të çojë në rritjen e “ndërveprimit shoqëror, përhapjes më të shpejtë të virusit dhe një numri më të madh të personave të infektuar”, transmeton KosovaPress.

Duke komentuar deklaratën e Trump se virusi “thjesht do të zhduket”, Inglesby thotë se koronavirusi do të mbetet problem i theksuar në gjithë botën derisa të mos ketë vaksinë.

“Jo, ky virus nuk do të zhduket. Le të shpresojmë të jetojmë me të dhe të jemi në gjendje të zvogëlojmë rrezikun e transmetimit. Por virusi do të mbetet një problem në SHBA dhe në mbarë botën derisa ta kemi vaksinën”, u shpreh ai.

amerikan eksperti kohe te gjate koronavirusi zhduket\
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.