Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Eksperti: Cilat janë akset rrugore më të rrezikshme në Shqipëri

19:35 / July 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eksperti i sigurise rrugore Artur Sulce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse infrastruktura rrugore në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm dhe shumë rrugë janë bërë më të lehta e të shkurtra, limiti më i lartë i shpejtësisë në autostradë është 110 km/h si rruga e Vlorës. Pra, në tërësi rrugët në territorin tonë nuk janë të strukturuara për shpejtësi të larta.

Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, i ftuar në emisionin e sotëm të “Rudina” në Tv Klan, renditi edhe disa nga akset rrugore me rrezikshmëri më të lartë të aksidenteve në të cilat qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Rudina Magjistari: Cilat janë akset rrugore më të rrezikshme për të qarkulluar e udhëtuar?

Artur Sulçe: Akset më të vështira rrugore janë Tiranë-Durrës gjatë ditëve të fundjavave. Një rrugë tjetër shumë problematike është rruga nga Hani i Hotit ose Muriqani për të ardhur deri në Lezhë që bashkohet me këtë pjesën e parikontrukturuar plotësisht që hyn deri në një pjesë të autostradës në Milot. Është një aks shumë i rrezikshëm. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjeni një rrugë si ajo, që shpejtësinë maksimale me kod rrugor e kam 80km/h, por për shkak të ndërprerjerjeve ka një shpejtësi shumë të vogël, ngarkesë shumë të madhe dhe niveli i shërbimit të saj është shumë i ulët dhe është shumë problematike gjatë natës.

Rudina Magjistari: Për sa i përket akseve të Jugut dhe Juglindjes?

Artur Sulçe: Në zonën e Jugut, zona e Vlorës është e kontrollueshme lehtësisht me një ndryshim që duhet të bëjë policia rrugore, nuk duhet të jetë statike, por duhet të lëvizë që nëse shikon ndalesa të gabuara, këmbësor apo diçka tjetër, të ndërhyjë menjëherë. Në pjesën Korçë, Pogradec kanë problematikën e tyre sepse është thuajse si rruga e Shkodrës, vonohesh dhe nuk arrin të shkosh në destinacion në kohën që ke përcaktuar, mjafton të dalë një kamion përpara dhe bllokohet

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.