Eksperti i komunikimit, Julian Zyla tha në “Now me Erla Mëhillin” se asnjë person i shpallur “non grata” nuk mund të ishte lider opozite në Suedi.
Sipas tij është e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi faktit që Rama dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” i udhëhequr juridikisht nga Meta dhe politikisht nga Berisha, nuk do të kenë kurrë të njëjtin vizion politik e si rrjedhojë s’do të ketë as bashkëpunim politik.
“Të kritikosh një udhëheqës politik siç është zoti Rama, ashtu siç është zoti Berisha apo zoti Meta e të gjithë me radhë, që thotë se refuzon të bashkëpunojë me një person të shpallur të pa dëshiruar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion dhe minim të demokracisë, dhe kjo nuk është akuzë e Ramës, dhe nëse Rama është i fuqishëm të ngrejë Departamentin e Shtetit apo të ndikojë e komandojë veprimet e Departamentit të Shtetit, atëherë edhe PD-ja duhet të bjerë dakord që duhet ta kemi kryeministër se qenka i jashtëzakonshëm, por ne e dimë që kjo është e pamundur,” – u shpreh Zyla.
Sipas tij nuk ka arsye pse t’i kërkohet llogari Ramës që nuk pranon të bashkëpunojë me një non grata.