Tërmeti i 6 shkurtit në Kahramanmaras në Turqi shkaktoi humbje jetësh, bëri të papërdorshme mijëra ndërtesa dhe miliona njerëz u prekën nga fatkeqësia. Teksa Turqia po shëron plagët e tërmetit në këtë zonë, eksperti i Inxhinierisë Gjeofizike, Hamdi Alkan tha se vëmendja është përqendruar rreth rajonit Yedisu. Ai paralajmëron se tensioni është rritur në këtë rajon ku kryqëzohen 3 pllaka tektonike.
“Fokusi ynë është në Kahramanmaraş, por veshët tanë janë në Yedisu. Ne pamë qartë se tensioni ishte i lartë rreth Vartos”,-tha Hamdi Alkan. Sipas tij Bingöl Karlıova ka prodhuar më shumë se 50 tërmete më të mëdha se 5 në vitet e fundit. Në studimet e kryera eksperti Hamdi Alkan, u konstatua se rreziku në këtë rajon është më i lartë se në rajonet e tjera.
Dy tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të 6 shkurtit në Kahramanmaraş u cilësuan si fatkeqësia e shekullit.