Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ekspertja: Vetëm një prind përfiton rimbursim për fëmijët, mundësi korrigjimi të DIVA-s

10:20 / January 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6673
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të përfituar nga politika e re e qeverisë për njohjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe rimbursimin e bazës së tatueshme, prindërit duhet të plotësojnë detyrimisht deklaratën vjetore të të ardhurave personale, DIVA.

Ekspertja kontabël, Gladiola Kuka, në një intervistë për ATSH, theksoi se përfitimi realizohet vetëm përmes DIVA-s dhe kërkon ruajtjen e dokumentacionit të shpenzimeve për shkollën, librat, kurset dhe uniformat.

Sipas saj, çdo prind ligjërisht i ngarkuar me fëmijë nën 18 vjeç mund të kërkojë zbritje prej 48 000 lekësh për çdo fëmijë dhe deri në 100 000 lekë për shpenzimet arsimore, duke ulur tatimin mbi të ardhurat për vitin 2025.

“DIVA është e detyrueshme për ata që kanë të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë, për ata që kanë pasur më shumë se një punëdhënës, ose për ata me të ardhura të patatueshme, dhe duhet dorëzuar online deri më 31 mars të vitit pasardhës”, shpjegoi Kuka për ATSH.

Ekspertja bëri të ditur se nëse tatimi i paguar gjatë vitit është më i lartë sesa duhet, individët mund të kërkojnë rimbursim brenda tre muajve pas dorëzimit të deklaratës.

“Vetëm një prind mund të përfitojë për fëmijët në ngarkim, dhe për arsim zbritja maksimale mbetet 100 000 lekë në vit”, shtoi ajo.

Zbritjet e lejuara nga të ardhurat tatueshme përfshijnë zbritjet personale, ato për pensionet private, zbritjet për fëmijët dhe zbritjet për shpenzimet arsimore. Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës kur përllogaritjet tregojnë mbipagesë.

Më pas, sqaron Kuka, aplikuesi duhet të paraqesë një kërkesë për rimbursim, duke bashkëlidhur dokumentet e nevojshme, përfshirë të dhënat e llogarisë bankare, certifikatën familjare dhe dokumentacionin justifikues për shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet përkatëse dhe faturat e pagesave, përfshirë edhe kurset e gjuhëve të huaja.

Kuka shpjegon se detyrimisht DIVA-n duhet ta dorëzojnë edhe individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim, si të ardhurat nga platformat Booking, Airbnb, YouTube, apo qiradhënia.

Ligji, theksoi ajo, parashikon gjithashtu mundësinë e korrigjimit të deklaratës.

“Individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore, nëse konstatohet ndonjë pasaktësi në të dhënat e deklaruara”, u shpreh Kuka.

Sistemi i tatimeve për individët pritet të hapet në 22 janar 2026 dhe afati i fundit për dorëzimi e DIVA-s është 31 mars 2026.

diva ekspertja fëmijët prind rimbursim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.