TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Vrasja e Liridonës/ Ilir Kulla: Dinte sekrete për burrin, priten arrestime të emrave të njohur

23:19 / December 8, 2023

Rama mesazh SPAK-ut: Nuk jemi republikë e prokurorëve!

23:03 / December 8, 2023

Humbja e të ëmës, Eno Popi rrëfen i prekur pengun që i ka ngelur: Do kishim një kujtim…

22:49 / December 8, 2023

Anglia ndryshon oraret e punës për t’u dhënë mundësinë tifozëve të ndjekin kombëtaren në Euro 2024

22:11 / December 8, 2023

Haland dhe Xhaka duan miqësore me Shqipërinë

22:08 / December 8, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

“Ekuacioni që Berisha duhet ta zgjidhë”/ Ngjela: Të tregojë me fakte sa ka qenë pasuria e tij në vitin 2004

17:10 / September 23, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Spartak Ngjela:

Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm. Asgjë.

I.
Duke thënë se akuzuesit gënjejnë, Saliu nuk po thotë asgjë. Duhet të tregosh provat e tua që ty dhe familjen tënde, po të akuzojnë kot.
Cila do të ishin provat shfajsuese dhe me vlerë të Saliut?

Kryesorja duhet të jetë që të tregojë me provë faktike: sa ka qenë pasuria e tij dhe e familjes së tij në vitin 2004, para se sa ai të bëhej kryeministër.

Pastaj duhet t’i thotë opinionit publik se pronat që ka familja e tij, dhe ai vetë, nuk janë shtuar në mënyrë abuzive duke shfrytëzuar postin e tij si kryeministër.

Ky është ekuacioni që Saliu duhet ta zgjidhë para opinionit publik shqiptar, dhe familja përpara Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme që po i thërret.

Mallkimet e tij kundër gjykatës apo prokurorisë, janë thirrje të një individi të trembur, kurse drejtësia triumfon vetëm me prova.
E pra: opinioni publik i Shqipërisë po pret të shohë tani provat gjyqësore të akuzës kundr berishajve në procesin që ka nisur dhe do të vijojë në SPAK.

Të gjithë të tjerat janë shumë zhurmë për asgjë.
Por kur një i akuzuar bën shumë zhurmë për asgjë, asgjëja që e shoqëron atë, në konceptin penal të të provuarit, është kundër tij.

Një i akuzuar që sillet dhe argumenton nëpërmjet zhurmës së asgjësë, në jurisprudencën e lartë quhet nulitet, asgjë; dhe prandaj ky individ poecesin gjyqësor e ka katërcipërisht kundër tij.
Midis të akuzuarit dhe provës, qëndron drejtësia.

Kjo është aksiomë absolute e një procesi gjyqësor të drejtë e të pavarur.
II.
Po pushtetarët e tjerë që janë në të njëjtat pozita, a do të kenë kontrolle të tilla nëpërmjet akuzës penale.

Të gjithë duhet ta dinë se për faktin që ky proces i SPAK-ut drejtohet nga ndërkombëtarët kundrejt të gjitha qeverive që kanë kaluar në Shqipëri në 25 vitet e fundit, kuptohet që ky do të jetë një proces jo i shkurtër, por që është një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.

Dhe tani opinioni i nivelit intelektual në Shqipëri po pret të shohë një proces akuzues të nivelit të lartë.

Sigurisht, deri tani ka pasur disa të tillë, por i larti që po pret opinioni publik dhe intelektualizmi shqiptar në Shqipëri dhe jashtë saj, është niveli kryeministror dhe niveli presidencial në qeveritë dhe presidentët që janë apo që kanë kaluar në këta 25 vjet…

Dhe kjo nuk është një kërkesë për hakmarrje, por një kërkesë që ka të bëjë me mbarëvajtjen, mirëqenien dhe pasurimin të shoqërisë shqiptare.

Berisha Ekuacioni pasuria spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shqipria 2030, Evropa e Ballkanit

17:51 / December 8, 2023

PD feston e përçarë ditën historike! Berisha ekspozitë në seli, Basha flet me demokratët

12:56 / December 8, 2023

Dita Kombëtare e Rinisë, Sali Berisha: Rama zhbëri 8 dhjetorin, dhe vendosi narkokraturën

12:04 / December 8, 2023

Homazh për studentët e Dhjetorit ‘90!

11:09 / December 8, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Rama mesazh SPAK-ut: Nuk jemi republikë e prokurorëve!

23:03 / December 8, 2023

“S’kishe ç’të haje”, rrëfimi i ish-studentit: Katastrofa që çoi në lëvizjen studentore

21:59 / December 8, 2023

EMRAT/ Të përfshirë në kultivim dhe trafik kanabisi, burg për tetë shqiptarët në Uells

21:37 / December 8, 2023

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, raportohet për 6 të plagosur

21:13 / December 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Vrasja e Liridonës/ Ilir Kulla: Dinte sekrete për burrin, priten arrestime të emrave të njohur

23:19 / December 8, 2023

Rama mesazh SPAK-ut: Nuk jemi republikë e prokurorëve!

23:03 / December 8, 2023

Humbja e të ëmës, Eno Popi rrëfen i prekur pengun që i ka ngelur: Do kishim një kujtim…

22:49 / December 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.