Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekuador/ Ushtria zbret në rrugë me tanke, bandat mbajnë peng mbi 130 punonjës në 5  burgje

21:09 / January 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekuador
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria ka zbarkuar në rrugët e Ekuadorit teksa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 60 ditore dhe luftë bandave kriminale. Situata e paprecedentë precipitoi pasi një grup i armatosur sulmoi një studio televizive në transmetim të drejtpërdrejtë në Guayaquil, duke marrë peng gazetarë, analistë dhe staf. Të arrestuar janë 330 persona dhe 13 të tjerë drejtpërdrejt në terrorin në studiot televizive.

Presidenti Daniel Noboa tha: “Ne jemi në një gjendje lufte dhe nuk mund të dorëzohemi”. Heshtja ka pushtuar kryeqytetin Quito, me mbyllje të bizneseve, aktiviteteve ekonomike dhe shkollave. Presidenti listoi 22 banda si organizata terroriste objektiva të ushtrisë dhe paralajmëroi se gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët që bashkëpunojnë me bandat. Më shumë se 130 punonjës të burgjeve po mbahen peng nga bandat në pesë burgje prej të hënës. Trazirat u shkaktuan pasi udhëheqësi i një prej bandave më të fuqishme të drogës në Ekuador – Los Choneros – u zhduk nga burgu.

Vendi do të fillojë gjithashtu deportimin e të burgosurve të huaj, veçanërisht kolumbianëve, për të reduktuar popullsinë dhe shpenzimet e burgjeve. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby pohoi se Uashingtoni ishte i përkushtuar “të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë dhe prosperitetit për popullin e Ekuadorit”.

Adolfo Macias Villamar, i njohur si Fito, po vuante një dënim 34-vjeçar në burgun La Regional për trafik droge dhe vrasje kur u raportua i zhdukur nga qelia më 6 janar. Qeveria pretendoi se vala e fundit e dhunës është rebelim ndaj planit të presidentit për të ndërtuar burgje të reja të sigurisë së lartë për krerët e bandave.

bandat Ekuador tanke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.