Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekzekutimi i biznesmenit, Klodiana Lala tregon pistat në të cilat po hetohet: Aktivitetin e kishte jashtë vendit. Ishte një personazh i njohur në…

21:04 / May 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Everest Caka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në datë 12 Maj Everest Çaka është ekzekutuar në lagjen “Skënderbej” brenda makinës dhe në sy të gruas së tij.

Çaka rezulton të jetë i përfshirë edhe në trafikun e drogës në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht në Spanjë. Policia për këtë vrasje ka dy pista njëra lidhet me hakmarrjen, pasi vëllai i Everest Çakës është vrarë në Spanjë vite më parë.

“Ai ka pasur më herët emrin Ibrahim dhe e ka ndryshuar për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal. Pista e parë është ajo e hakmarrjes, pasi Everest Çakës iu vra vëllai në Spanjë dhe më pas pati një seri hakmarrjes me fisin Mahmutaj” tha Klodiana Lala.

Pista e dytë është ajo e trafikut të drogës në vendet e Bashkimit Europian. 41 vjecari është kushëri i Arjan Spahiut ekzekutuar në Belgjikë disa muaj më parë dhe dyshohet se ai drejtonte një organizatë kriminale e cila sillte kokainë në Europë.

“Hetuesit e lidhin me këtë ngjarje dhe janë duke ecur më shumë pas kësaj piste pasi kishte dyshime të forta që Everest Çaka, pas arrestimit të Erion Alibejt, stafeta e grupit ishte marrë Arjan Spahiu dhe në momentin që ai u ekzekutua mendohej që vendin e tij e kishte zënë Everest (Ibrahim) Çaka dhe ka dyshime se mund të ketë ndodhur për këtë arsye, por hetimi mund të nxjerrë detaje që mund të përmbysë këto dy pista. Ishte një personazh i njohur në Elbasan, pasi ishte dyshuar për vrasje për shkak se ishte vrarë vëllai dhe kushëriri, ishte skeduar për çështje narkotike, por nuk kishte ndonjë rol të madh të botës së krimit në Elbasan, pasi aktiviteti i tij ishte jashtë vendit” tha gazetarja Klodiana Lala.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.