Gjyaka ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Albert dhe Seit Manehasa, të cilët akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, më 20 korrik pranë banesës së tij.
Gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për babë e bir, Albert 64 vjeç dhe Seit Manehasa 37 vjeç, të cilët akuzohen se janë të përfshirë në vrasjen e Emiliano Ramazanit dhe arrestimi i tyre u u bë tre ditë më parë.
Disa ditë më parë mbeti i vrarë pranë banesës së tij 39-vjeçari, Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe si “Rrahmani”. Pista kryesore e ekzekutimit mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Viktima ishte person me precedentë të mëparshëm penal dhe merrej me shpërndarje lëndësh narkotike, kryesisht kokainë.
