Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutimi i Javorit, gjendet makina e autorëve, por që e pëson 70-vjeçari. Burri i tezes së autorëve

11:57 / December 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1701984272 12112 transformed 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë ditë nga vrasja e Erjon Javorit në Fier, policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin, të cilin e kanë përdorur autorët për të kryer krimin. Policia e Fierit thotë se makina ishte fshehur në garazhin e 70-vjeçarit, Rexhep Puka, burri i tezes së autorëve. Sipas policisë, nga këqyrja e këtij automjeti, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, ndërsa në banesë u gjend një fishek arme zjarri. Po në këtë garazh u gjet dhe u sekuestrua edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i blinduar, në bagazhin e të cilit u gjet edhe një targë automjeti tjetër.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Fier/Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së 41-vjeçarit, më datë 07.12.2023. Procedohet penalisht 70-vjeçari që kishte fshehur në garazhin e banesës së tij, këtë automjet. Sekuestrohen 1 automjet tjetër, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, që do t’i shërbejnë hetimit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në datë 7 dhjetor, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit të përdorur nga autorët gjatë ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 70 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në garazhin e mbyllur, u gjet dhe u sekuestrua automjeti tip “Benz”, i përdorur nga shtetasit A. G. dhe K. G., gjatë vrasjes së shtetasit E. J.

Nga këqyrja e këtij automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gezhojë arme zjarri, ndërsa në banesë u gjend një fishek arme zjarri. Gjithashtu, po në këtë garazh u gjet dhe u sekuestrua edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i blinduar, në bagazhin e të cilit u gjet edhe një targë automjeti tjetër.

Po gjatë kontrolleve të imtësishme në zonë, në një banesë, të cilin e kishte në ruajtje shtetasi R. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensivisht për kapjen e autorëve, shtetasve A. G. dhe K. G., dhe dokumentim e plotë të rrethanave ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasit R. P., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Erjon Javori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.