Zbardhen të tjera detaje të reja në lidhje me ekzekutimin që ndodhi mbrëmë në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari I. Kuçi.
Burimet bëjnë me dijes se i riu është vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Nga hetimet e policisë rezulton se I. Kuçi ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.11 në Durrës, ku 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.