Ekzekutimi mafioz i e bosit grek të jetës së natës, Giannis Skaftouros shkaktoi një bujë të madhe në Greqi, si dhe ka sjellë shumë fakte, detaje e dëshmi, duke e ndërlikuar së tepërmi punën e hetuesve. Autoritetet greke nuk kanë asnjë person të dyshuar deri më tani për këtë vrasje. Megjithatë, ata besojnë fort se ekzekutorët kanë qenë vrasës me pagesë profesionistë.
Deri më tani, hetuesit që po merren me këtë çështje kanë bindjen se porosia për “kokën” e Giannis Skaftouros vjen që nga burgu. Pyetja që i shqetëson hetuesit është nëse personi i panjohur që ka urdhëruar vrasësit shqiptarë të plagosin me thika Skaftouros në burg, është i njëjtë me atë që ka paguar për ta vrarë në Skourta. Për këtë arsye, ata janë në kërkim të “historive” në të cilat Giannis Skaftouros ishte përfshirë në pesë vitet e fundit për të identifikuar motivet që do të çojnë në autorin e krimit.
Vrasësit vlerësohen se janë të paktën gjashtë persona të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e ekzekutimit në Skourtë.
Ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës 54-vjeçare për të paktën tre ditë. Sipas analistëve, ata thonë se nuk ishte aspak rastësi që plumbat erdhën nga dy ekzekutorë dhe jo një , siç ndodh zakonisht në vrasjet me pagesë, për t’u përballur me një ose dy truproja që do të ruanin shefin e madh.
I vetmi gabim i vrasësve është se janë lënë gjurmë në tentativën e tyre për tu arratisur. Kamerat e sigurisë “kapën” atë.
