Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutohet biznesmeni, plagoset gruaja e tij

21:58 / April 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
janis1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atentat mafioz ndaj Giannis Skaftouros, 55 vjeç, në Greqi. Ai ishte një nga ‘bossët’ më të mëdhenj të jetës së natës dhe u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Mediat greke shkruajnë se Skaftouros është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij, në momentin kur ndodhej bashkë me 10 persona të tjerë.

Autorët janë afruar pranë shtëpisë së biznesmenit me një motor dhe kanë ndaluar 150 metra larg ndërtesës. Më pas kanë ecur me këmbë dhe në momentin që kanë afruar tek dera, kanë vënë kapuçët në kokë, kanë nxjerrë kallashnikovin dhe kanë qëlluar me breshëri drejt biznesmenit. Edhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën nga brezi për t’iu kundërpërgjigjur autorëve, por breshëria e kallashnikovit nuk i ka lënë kohë dhe ai ka rënë direkt në tokë, i vdekur.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur e plagosur dhe gruaja e tij, 22 vjeçe dhe vjehrri, 45 vjeç. Të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

55-vjeçari Giannis Skaftouros ishte një nga personat më të famshëm të botës së natës. Njihej si dora e djathtë e Vassilis Stefanakos, dhe ishte akuzuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Periklis Panagopoulos, për vrasje me pagesë, shpërthime, etj. Ai kishte 3 vite e gjysmë që ishte liruar nga burgu. Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare. Por kjo nuk është lidhja e vetme me shqiptarët, pasi ai konsiderohej si pjesëmarrës në arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe Vassilis Paleokostas nga burgu i Korydallos pasi dyshohet se do ti siguronte strehim të arratisurit. Një operacion i gjerë policor po vijon për kapjen e autorëve.

Sipas informacioneve nga burime policore, autorët janë ndoshta katër persona, të cilët lëviznin me dy motoçikleta. Policia vlerëson se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë.

biznesmeni ekzekutohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.