Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekzekutohet brenda në gjykatë kreu i bandës famëkeqe kriminale

10:55 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
87444700 f00b 11ef 8dbe d11f324abc42 sd
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një drejtues i një prej bandave më famëkeqe bande është ekzekutuar me armë zjarri brenda gjykatës, në sallën e gjyqit!

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Sri Lanka, ndërsa autori ishte maskuar si një avokat duke u futur në sallë pa kurrfarë pengese.

Sipas BBC kreu i bandës Sanjeewa Kumara Samararathne ishte shoqëruar në gjykatë për t’u përballur me procedurat ligjore kur u qëllua. Policia thotë se ai ishte i dyshuar për disa raste vrasjesh.

Të shtënat në kryeqytetin Colombo janë ndër një seri vrasjesh nga bandat rivale, të cilat kanë vijuar ‘aktivitetin’ ndërsa autoritetet zotohen të godasin paligjshmërinë dhe t’i vënë nën pranga anëtarët e tyre.

Kreu i bandës, i njohur gjerësisht si Ganemulle Sanjeewa, kishte qenë në paraburgim që kur u arrestua në shtator 2023.

Policia tha se ai ishte shoqëruar në gjykatë të mërkurën nga dhjetëra oficerë policie. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u qëllua, por u konstatua i vdekur pas mbërritjes.

Personi i armatosur arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por më pas u kap nga policia. Ai është identifikuar nga autoritetet dhe mediat lokale, por policia thotë se ka përdorur disa emra.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçare duke premtuar dhe shpërblim për këdo që jep informacion, pasi dyshohet se ajo ka qenë bashkëpunëtore në krim. Po ashtu në pranga janë vënë edhe një polic dhe shofer furgoni, të dyshuar se kanë ndihmuar autorin.

Incidenti ka ngritur pikëpyetje edhe për sigurinë në gjykatë, ndërkohë që autoritetet po shqyrtojnë masat e sigurisë.

Protokollet e reja të sigurisë janë vënë në zbatim pas të shtënave, duke përfshirë vendosjen e rojeve të armatosura kur sillen në gjykatë personat e dyshuar apo hetuar. Personeli i armatosur i sigurisë zakonisht nuk lejohet në gjykatë, tha të enjten ministrja e drejtësisë Harshana Nanayakkara.

Të paktën nëntë persona kanë vdekur këtë vit në një varg të shtënash që fajësohen për rivalitetin e bandave kriminale.

banda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

‘Venecia është e lodhur’/ Vendasit e shohin dasmën e Jeff Bezos si simbol të të këqijave të qytetit

17:57 / June 15, 2025

David Beckham prek me mesazhin për fëmijët në Ditën e Babait

16:53 / June 15, 2025

“Irani do të paguajë çmim shumë të lartë”, Netanyahu mesazh nga ndërtesa e sulmuar

16:18 / June 15, 2025

WFP shpërndanë ndihmë ushqimore në Gaza

15:40 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.