Lufta mes familjeve mafioze në Amerikë duket se vijon edhe
pse aktiviteti i tyre është reduktuar ndjeshëm. Mediat amerikane raportojnë se
mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me 6 plumba pistolete, bosi i familjes
mafioze italo-amerikane “Gambino”, 53-vjeçari, Francesco Cali.
53-vjeçari është ekzekutuar në mënyrë mafioze në Staten Island nga një person
ende i paidentifikuar, i cili më pas u largua me një makinë ngjyrë
blu. Cali i konsideruar ndryshe se “Franky Boy”, ishte ura
lidhëse e mafias italiane me mafian përtej Atlantikut.
Sipas mediave amerikane, kjo është vrasja e parë e madhe në qarqet e krimit të organizuar në Nju Jork për më shumë se 30 vjet. Deri më tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim. Familja Gambino është një nga familjet më të rëndësishme të krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë pjesë e saj ka qënë edhe një shqiptar, John Alite me të cilin konlikti i Gambinove vijon ende edhe pse ky i fundit ka deklaruar se gjakrat janë qetësuar. Shqiptari John Alite vite më parë bëri disa dëshmi që tronditi thellë rrënjët e familjes Gambino ku më pas u kryen dhjetëra arrestime.