Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekzekutohet me 6 plumba bosi i Gambinove, familja u ‘kris’ pas dëshmive të një shqiptari

21:35 / March 14, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bossi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta mes familjeve mafioze në Amerikë duket se vijon edhe pse aktiviteti i tyre është reduktuar ndjeshëm. Mediat amerikane raportojnë se mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me 6 plumba pistolete, bosi i familjes mafioze italo-amerikane “Gambino”, 53-vjeçari, Francesco Cali.

53-vjeçari është ekzekutuar në mënyrë mafioze në Staten Island nga një person ende i paidentifikuar, i cili më pas u largua me një makinë ngjyrë blu. Cali i konsideruar ndryshe se “Franky Boy”, ishte ura lidhëse e mafias italiane me mafian përtej Atlantikut.

Sipas mediave amerikane, kjo është vrasja e parë e madhe në qarqet e krimit të organizuar në Nju Jork për më shumë se 30 vjet. Deri më tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim. Familja Gambino është një nga familjet më të rëndësishme të krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë pjesë e saj ka qënë edhe një shqiptar, John Alite me të cilin konlikti i Gambinove vijon ende edhe pse ky i fundit ka deklaruar se gjakrat janë qetësuar. Shqiptari John Alite vite më parë bëri disa dëshmi që tronditi thellë rrënjët e familjes Gambino ku më pas u kryen dhjetëra arrestime.

gambinove plumba tirananews vritet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.