Ekzekutohet me 6 plumba një shqiptar në Belgjikë, në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Bëhet fjalë për Ilir S., 28 vjeç, i cili la pas gruan dhe një fëmijë.
Prokurori publik konfirmon se është arrestuar i dyshuari, i cili do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese. Rrethanat e ngjarjes në fjalë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes.