Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekzekutohet me injeksion fatal burri që vrau bashkëshorten dhe sulmoi seksualisht vajzën e saj

22:12 / November 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viv1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i burgosur në shtetin amerikan të Mississippi që vrau bashkëshorten e ndarë prej tij dhe sulmoi seksualisht të bijën e saj të re, është ekzekutuar me injeksion fatal.

50 vjeçari David Neal Cox, u ekzekutua në burgun shtetëror të Parchman pasi e kishte përshkruar veten në dokumenta si njeri që “meriton vdekjen” duke hequr dorë nga çdo apelim.

Cox kishte pranuar krimet ndaj bashkëshortes së tij dhe bijës së saj të mitur, thjeshtrës së tij.

Në vitin 2012 ai pranoi se kishte qëlluar për vdekje Kim Kirk Cox në maj 2010 në qytezën e vogël të Sherman.

Ai kishte pranuar  më tej sulmin seksual ndaj thjeshtrës së tij, asokohe 12-vjecare.

Vajza që tashmë është 23 vjeçe, ishte dëshmitare e ekzekutimit të Cox.

“Dua që fëmijët e mi të dinë se i dua shumë dhe se dikur kam qenë njeri i mirë”, tha Cox para nisjes së injeksioneve fatale. “Mos lexoni asgjë tjetër përveç Biblës së Mbretit James”, shtoi ai.

Më pas burri falenderoi komisionerin e burgjeve, Burl Cain, për të cilin tha se “ishte shumë i sjellshëm me mua” dhe në fund shtoi “kaq kisha për të thënë.”

Cox i bë i ekzekutuari i parë në shtetin e Mississippi prej nëntë vitesh.

ekzekutohet fatal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.