Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Brazil, ngjarja në një restorant

18:20 / December 2, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brazil2 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 47-vjeçar shqiptar u ekzekutua të martën në São Paulo të Brazilit. Viktima është Ilir Zelka nga Tirana dhe sipas mediave vendase, ai ndodhej i ulur në një restorant në zonën e Jardins, kur u qëllua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.

Zelka mësohet se po qëndronte në një hotel të zonës, që prej 20 Nëntorit. Në momentin e vrasjes ai ndodhej i ulur në bar restorant Zurich, duke ngrënë mëngjes. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10, me orën lokale.

Dëshmitarë i thanë policisë se autori lëvizte me motor, ishte i veshur me një bluzë të kuqe dhe në kokë mbante kokore ngjyrë rozë. Ai u afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të 47-vjeçarit, pa thënë asnjë fjalë dhe më pas u largua me shpejtësi. Autori e braktisi motoçikletën me të cilën udhëtonte jo shumë larg nga vendi i ngjarjes. Mjeti u sekuestrua nga autoritetet policore.

Ilir Zelka u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Mediat braziliane shkruajnë se policia ka nisur hetimet për vrasjen, ndërsa motivet deri më tani mbeten mister.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.