Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekzekutoi hasmin në sy të të atit, përgjakja në Kavajë do të ketë më viktima?

08:29 / May 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj grida 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hakëmarrja përgjaku ditën e dielë Kavajën dhe hasmi u vra në sytë e të atit. Një krim i ftohtë që i mori jetën Arjan Gosës nga Habib Rexha, është një këmbanë alarmi për plagën e vjetër në vend që është gjakmarrja.

31-vjeçari Rexha qëlloi Gosën me plumb në kokë, teksa ky i fundit po pinte kafe me të atin në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, në Kavajë. Më pasi ai u largua nga lokali në këmbë, ndërsa një automjet e priste pak më tutje vendit të ngjarjes. Policia e Shtetit njofton se ka vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informacione të vlefshme në rrugë operative për kapjen e Habib Rexhës.

Motivi i ekzekutimit, sipas grupit të hetimit, është ajo e hakmarrjes nga ana e fisit Rexha për vrasjen e dyfishtë të fund marsit në Kavajë, ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha. Asokohe, Armand Gosa goditi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve të rënda që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.

Arjan Gosa u kthye nga Italia kur i vdiq vëllai dhe nuk u largua më nga Shqipëria deri ditën kur i zunë pritë dhe e vranë. Me vdekjen e tij tragjedia për familjen Gosa në Kavajë bëhet edhe më e rëndë, por a do të ketë më viktima?

Arjan Gosa Kavaje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.