Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekzekutuan ish- policin, gjendet makina e atentatorëve

10:50 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben bilali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Makina e përdorur nga autorët e vrasjes së ish-policit Arben Bilali është gjetur nga Policia disa orë pas krimit, disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Burime nga Policia kanë thënë për gazetën “Panorama” se automjeti tip “Mercedez Benz SLS”, me ngjyrë blu të errët, u gjet në afërsi të Mjull Bathores. Pas verifikimeve, rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtën makinë, me targat AA 757 RV, të vjedhura dy vite më parë nga një “Fiat Punto” në Vlorë, që ishte përdorur në krim.

Nga këqyrja në brendësinë e saj ekspertët kanë fiksuar prova të rëndësishme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Por më e rëndësishmja është arma që u gjet në makinë, një automatik, me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja.

Aktualisht, provat po ekzaminohen në laboratorin e Kriminalistikës, për të përftuar ndonjë gjurmë apo mbetje biologjike, që ka efekt krahasimi. Burimet thanë se makina është gjetur e padëmtuar, ndryshe nga raste të ngjashme që autorët u vinin flakën provave.

Por në këtë rast duket se atentatorët janë frikësuar dhe kanë nxituar të braktisin makinën për t’i shpëtuar Policisë. Në zonën ku u gjet automjeti, ditën e ngjarjes po zhvillohej një operacion Antidrogë, në bashkëpunim mes Policisë së Tiranës dhe të Durrësit, gjatë të cilit u sekuestruan 5 kg heroinë. Mesa duket, autorët kur kanë parë Forcat Operacionale në aksion, kanë nxituar vetëm që të largohen vetë, duke lënë pas shumë prova që mund t’i shërbejnë hetimit.

arben bilali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.