Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Elbasan/ Biznesmeni që u tentua të rrëmbehet është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t

12:07 / December 30, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1546111593 aurelguni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e së premtes ku u tentua që të rrëmbehej Aurel Guni. Ngjarja e rëndë mund të ishte identike me rrëmbimet misterioze të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik 2018 në Vlorë, por fatmirësisht është shmangur. Aurel Guni është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, Artur Guni. Përpos hotelit në zonën e Spillesë në Kavajë, Guni rezulton se ka edhe një kafe dhe bilardo në Elbasan.

Aurel Guni u rrëmbye dhe u kanos me jetë nëse nuk do shkonte në zonën ku qëndrojnë anëtarët e një grupi kriminal në Elbasan, por arriti që të shpëtonte. Rrëmbyesi Bexhet Mosmuça njihet në Elbasan si alpinist. Aurel Guni nuk iu bind dhe për pasojë Bexhet Mosmuça, i njohur edhe si ‘Xheti’ e qëlloi me qytën e pistoletës duke i shkaktuar një të çarë në kokë.

Guni mundi të largohet nga automjeti i tij dhe të kërkojë ndihmën e një patrulle policie, e cila e ka shoqëruar në urgjencën e spitalit të Elbasanit dhe më pas ka njoftuar dhe sallën operative. Ndërkohë nga ana tjetër Musmuça është larguar me makinën e të dëmtuarit duke e braktisur atë në dalje të qytetit.

E gjithë dëshmia e tij e dhënë me proces-verbal dhe jashtë tij është përgjuar me qëllim marrjen e të dhënave të tjera shtesë. Guni ka treguar me detaje të gjithë skemën e krimit të ndodhur në zonën e universitetit të Elbasanit, duke treguar dhe emrin e agresorit. Policia shoqëri Bexhet Mosmuçën dhe një grua, por i la të lirë 24 orë pas ngjarjes

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

16:52 / January 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.