Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Elbasan, Gjiknuri dhe Manastirliu në Poliklinikën e specialiteteve: Transformim total i shërbimit

13:26 / January 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 01 12 at 13.22.53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Poliklinika e Specialiteteve të Elbasanit, një investim i shumëpritur nga banorët e këtij qyteti, do të rehabilitohet këtë vit me standardet më të mira, me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Gledian Llatja morën pjesë në prezantimin projektit të rikonstruksionit të Poliklinikës së Specialiteteve në Elbasan.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se falë kësaj ndërhyrje do të ofrohet jo vetëm një shërbim më i mirë për qytetarët, por dhe kushte të denja pune për mjekët. “Ky do të jetë një investim rreth 160 milion lek nga buxhetit të shtetit. Jemi të përgatitur që përveç investimeve në infrastrukturë për pacientët dhe për kushtet e punës për mjekët, janë 30 kabinete që janë në këtë poliklinikë ku kemi gjithashtu edhe pajisje duke filluar edhe nga grafia dhe pajisje të tjera dhe do të vijojmë investimet në pajisje që të mbyllim ciklin e kujdesit ambulator për pacinetin”,-tha Manastirliu.

Drejtuesi politik Damian Gjiknuri shprehu bindjen se ky investim do të sjellë një ndryshim tërësor. “Më vjen mirë që me fillimi i këtij viti na gjen me lajmet e mira që ndau me ne Ministrja. Realisht do të jetë një ndryshim rrënjësor në këtë godinë”, theksoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Gledian Llatja falënderoi qeverinë për mbështetjen e këtij projekti, duke i dhënë zgjidhje dhe një kërkese të komunitetit elbasanas. “Këtë godinë e kemi në qendër të qytetit. Kjo ka qenë një nga kërkesat e komunitetit znj. Ministrje dhe faleminderit që na mbështetët. Rikonstruksioni total i kësaj godine në qendër të qytetit ishte mëse i nevojshëm për të ofruar një shërbim sa më të mirë për qytetarët. Mjekët i kemi shumë të mirë, por kishte nevojë për këtë investim. Faleminderit për mbështetjen”, tha Llatja.

Rikonstruksion i plotë i godinës së Poliklinikës se Specialiteteve Elbasan, është një investim që do të realizohet gjatë këtij viti, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Poliklinika e Elbasanit ofron shërbim shëndetësor ambulator të organizuar në 30 kabinete mjeksore me 19 specialitete të ndryshme të sëmundjeve interne.

Damian Gjiknuri ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.