Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Elbasan/ I premtoi legalizimin e shtëpisë duke e mashtruar, në pranga sekserja

11:05 / August 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I kishte premtuar legalizimin e banesës duke përfituar 500 mijë lekë, por ka rënë në prangat e policisë. Ndërkohë që një punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë adminsitrative Tregan në Elbasan, dhe një tjetër person janë në hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Në rastin e parë, sipas policisë së Elbasanit, A.D., 26 vjeçe në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që ajo kishte në zyrat e legalizimit, do ndikonte që ai të përfitonte legalizimin e banesës.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, M. T, si dhe F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ai kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.

NJOFTIMI I PLOTE

Elbasan
Ndalohet një shtetase për mashtrim, duke përfituar 500.000 lekë në këmbim të ndihmës për legalizim të banesës

Procedohet penalisht për shpërdorim detyre një punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë administrative Tregan, Elbasan , si dhe një shtetas për falsifikim të dokumenteve .

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan, u bë ndalimi i shtetases A.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit , do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

legalizim sekserja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.