Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas 40-vjeçar i cili ushtroi dhunë mbi ish-bashkëshorten e tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
“Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqarohet në njoftimin e policisë.
