Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Elbasan/ Pranga administratorëve të dy kompanive, abuzuan në punimet e godinës së Prokurorisë

12:19 / May 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prokuroria elbasan 682x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit sot ka arrestuar 4 persona. Kjo në lidhje me mashtrimet sa i takon punimeve për vendosjen e sistemit të kondicionimit në prokurorinë e Elbasanit. 

Sipas dosjes, firma instaloi një ‘chiller’ që nuk funksiononte. Ndërkohë nën akuzë është vënë administratori i firmës, drejtuesi teknik dhe inxhinierët. Kujtojmë se dy prej të akuzuarve janë shpallur në kërkim.

Masat e sigurisë

1-Ded Maluta, i dyshuar për veprën penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim .
2-Vladimir Maluta, me profesion inxhinier ndertimi, i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.
3-Ardian Lloshi, me profesion inxhinier ndertimi, i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.

4-Ibrahim Dragoshi, me profesion inxhinier, i dyshuar për kryerjen e vepres penale te “Mashtrimi me pasoja te renda” parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal dhe “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.

“Në muajin dhjetor 2020, Drejtuesi i Prokurorisë, në mungesë të një specialisti të brendshëm mirëmbajtje në këtë institucion ka kërkuar nga Bashkia Elbasan, vendosjen në dispozicion të nje grupi ekspertesh te jashtem, pa kundershperblim monetar, per te kryer nje verifikim profesional te pajisjes dhe dhenien e nje mendimi teknik mbi te…”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chiller”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Chiller”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

– A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.