Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e nëntë, ose thënë ndryshe fazën e parë. Sonte AF Elbasani barazoi 1-1 kundër Partizanit, ndërsa Skënderbeu fitoi 0-1 në Ballsh me Bylisin. Pas kësaj jave, Partizani kryeson renditjen me 16 pikë, një më shumë se ndjekësit e Egnatias.
Në “Elbasan Arena” pritej një përballje e fortë dhe diçka e tillë ndodhi, me AF Elbasanin dhe Partizanin që luftuan deri në momentet e fundit. Përballja u hap në minutën e 23-të, me Agim Zekën që zhbllokoi shifrat për “Demat e Kuq”. Heshtje në stadium, ndërsa goli i barazimit te vendasit nuk vonoi shumë. Ishte Blaise Tsague që barazoi në të 36 minutë. Paçka rasteve dhe nervave, skuadrat ndanë nga një pikë.
Në “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi vendas u mposht 0-1 nga Skënderbeu. Goli i Rashicës në minutën e 82 bëri që korçarët të dilnin me pikët e plota dhe të merrnin frymë pas disa javësh “jo”, ndërsa Bylis “zhytet” në fundin e ftohtë.
Superliga, java 9-të:
E shtunë, 19 tetor 2024
14:00 Laçi 3-1 Vllaznia
14:00 Egnatia 0-0 Teuta
14:00 Tirana 0-0 Dinamo (Vlorë)
E diel, 20 tetor 2024
14:00 Bylis 0-1 Skënderbeu
17:00 AF Elbasani 1-1 Partizani
Renditja:

